Pezullimi i tregtisë së Turqisë me Izraelin synon të “detyrojë” Tel Avivin të shpallë një armëpushim në luftën e tij në Rripin e Gazës, ka thënë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
"Qëllimi ynë i vetëm është të detyrojmë qeverinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, e cila ka dalë jashtë kontrollit për shkak të mbështetjes së pakushtëzuar të Perëndimit, në një armëpushim," u tha ai anëtarëve të një grupi kombëtar biznesi në Stamboll.
Turqia tha të premten se nuk do të rifillojë tregtinë me Izraelin, me vlerë rreth 7 miliardë dollarë në vit, derisa të sigurohet një armëpushim i përhershëm në luftën në Gaza me ndihma humanitare të papenguara që rrjedhin për palestinezët atje.
Erdogan tha se ai priste që qeveritë perëndimore të "sulmojnë" Turqinë lidhur me vendimin e saj. "Ne e dimë mirë se si Perëndimi do të na sulmojë për shkak të kufizimeve tona tregtare kundër Izraelit," tha ai, duke shtuar se Turqia do të "jepte një shembull" për vendet e tjera në rajon.



