
47-vjeçari Gentian Lelçaj, punonjës i Gardës së Republikës është vetëvrarë orët e para të mëngjesit të sotëm me armën e shërbimit.
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me MCN Live tha se autoritetet deri më tani përjashtojnë që kjo ngjarje të ketë lidhje me detyrën.
Përjashtohet lidhja me detyrën, është situatë personale. Është gardisti i dytë që i jep fund jetës me armën e tij. Në 3 vitet e fundit janë 6 efektivë të Gardës që janë vetëvrarë.
47-vjeçari ishte i martuar me 2 fëmijë.
Është marrë telefoni i tij për të kuptuar nëse ka një konflikt me dikë, apo ndonjë konflikt familjar. Janë marrë deklarimet e familjarëve.
Rusta tha se gardisti ishte shoqërues i disa prej personazheve politikë.



