Nga shpenzimet mijëra dollarë në hotelin e Trump te darka me McGonigal, çfarë tregon raporti i Kongresit të SHBA për Ramën dhe anëtarët e kabinetit

Nga shpenzimet mijëra dollarë në hotelin e Trump te darka me McGonigal, çfarë tregon raporti i Kongresit të SHBA për Ramën dhe anëtarët e kabinetit

Kryeministri Edi Rama, këshilltarët e tij dhe anëtarë të kabinetit kanë shpenzuar afro 6, 000 dollarë në Hotelin e Trump në Uashington, zbulon një raport i Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA me titull “Shtëpia e Bardhë në shitje”. 
Mes emrave që përmenden se kanë qëndruar në hotelin në fjalë janë kryeministri Rama me shpenzime 1,158 dollarë, ish-këshilltari i Jashtëm Dorian Duçka, me 1,503 dollarë, ish-drejtori i Komunikimit Endri Fuga me 1,158 dollarë, Damian Gjiknuri me 1.025 dollarë dhe Keisi Seferi me 1,158 dollarë. 

Në raport thuhet se: “Tri partitë kryesore shqiptare rekrutuan lobistë me qendër në SHBA, me lidhje të ngushta me Presidentin e atëhershëm Trump, dy nga tre partitë thuhet se i financuan shërbimet e lobimit nëpërmjet kompanive të panjohura guaskë me lidhje me interesat ruse”. 
Ndërsa thuhet që PS punoi me Brian Ballard-in dhe Basha me Nicholas Muzin, vihet në dukje se “një foto me Presidentin e SHBA-ve, shpesh përkthehet në kapital politik”, në një vend si Shqipëria. 

Në raport thuhet që Rama ka qëndruar në 3-4 mars 2018 në Trump International Hotel në Uashington DC, së bashku me dy këshilltarë. Rama darkoi me Charles McGonigal, një ish-shef i kundërzbulimit në FBI dhe biznesmenin nga New Jeresy Agron Neza, i cili më parë punonte në një agjenci të inteligjencës shqiptare.  Sipas Departamentit të Drejtësisë McGonigal kishte udhëtuar më parë drejt Shqipërisë për t'u takuar disa herë me Ramën. Gjatë takimit të 4 marsit, McGonigal kishte marrë 225,000 dollarë pagesa cash nga Neza. McGonigal gjithashtu dyshohet se kishte përcjellë informacione potencialisht dëmtuese për Muzinin, lobistin e ish-shefit të opozitës Basha.  Në fund të shkurtit, më pak se një javë përpara takimit McGonigal-Rama, FBI hapi zyrtarisht një hetim ndaj një lobisti amerikan, që mendohet të jetë Muzin. Rama dhe  Neza do të gjendeshin më vonë në qendër të një çështje penale federale të ngritur kundër McGonigal në vitin 2022, disa vite pasi u largua nga Byroja.  Që atëherë ai është deklaruar fajtor për një akuza për fshehje të paligjshme nga FBI aktivitetet e tij të biznesit në Shqipëri.

Në raport thuhet se “gjatë vizitës së tij në mars 2017, gjatë dy netëve Rama dhe këshilltarët tij shpenzuan 3,474 dollarë në hotel. Ata qëndruan në të njëjtin kat me Nezën". Megjithatë po ashtu thuhet se nuk ka asnjë tregues se gjatë periudhës së marsit 2017 në “Trump International Hotel” ka qëndruar edhe McGonigal. Po ashtu thuhet se këshilltari i Jashtëm Duçka, "kishte rezervuar veçmas 4 dhoma për dy netë në hotelin në fjalë, më 18-19 janar 2018, me një kosto 1,503,659 dollarë”.

Të dhënat e Mazars tregojnë më tej se “ministri i atëhershëm i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka qëndruar në hotelin Trump International në Uashington, D.C., nga 24 qershor deri më 26 qershor 2018, duke shpenzuar 1,025,660 dollarë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy