
Aleatët e Kremlinit kanë kërkuar që Vladimir Putin të cilësohet si “Sundimtari” i vendit dhe jo me titullin aktual të tij si President i Rusisë,
Ka qënë Partia Liberal Demokratike ajo që ka sugjeruar përdorimin e titullit “Pravitel”, një titull rus që sipas tyre përshtatet më shumë me figurën dhe statusin e Presidentit rus Vladimir Putin.
LDPR ka argumentuar në mediat ruse se titulli “Pravitel” duhet të përdoret në vend të atij “President” pavarësisht nga konotacionet autokratike që mund të marrë.
Pravitel ka lidhje të thella dhe historike në Rusi, me familjen Romanov që ka pothuajse kontrollin total të vendit si “Car” nga 1613 deri në 1917.
Ndërsa titulli “Car” është një shkallë më lart Pravitel, pasi nënkupton “Perandor”. Termi President nisi të përdorej vetëm pas rënies së Bashkimit Sovjetik, kur Mikhail Gorbachov u identifikua si presidenti i vendit.
Kritikët e Putinit kanë argumentuar se ai tashmë ka fuqi totale në Rusi dhe sundon si një car autokratik, titull që sipas tyre do të legjitimonte fuqinë e tij.
Propozimi i Partisë Liberal Demokratike vjen në kohën kur Putin është duke “përgatitur sulme të reja në Ukrainë ndërsa lëviz rezervat përmes Rusisë në kufirin me Ukrainën, raporton kështu Ministria Britanike e Mbrojtjes pasi Kremlini paralajmëroi se luftimet nuk kanë filluar ende seriozisht.



