Ç’po ndodh me mbetjet e Kurum?/ Lala: Dosje e destinuar për t’u varrosur nga Prokuroria, nuk e kalon në SPAK

Ç’po ndodh me mbetjet e Kurum?/ Lala: Dosje e destinuar për t’u varrosur nga Prokuroria, nuk e kalon në SPAK

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për skandalin e mbetjeve të kompanisë Kurum, të cilat dyshohet se janë toksike, ndërsa ende nuk ka një rezultat përfundimtar nga analizat përkatëse.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala deklaroi se hetimet për këtë çështje po “varrosen” nga Prokuroria dhe se mungon vullneti për një hetim të vërtetë dhe të thelluar.

Sipas saj, Prokuroria e Durrësit nuk e ka referuar dosjen pranë SPAK, pavarësisht rëndësisë së çështjes dhe dyshimeve serioze që rëndojnë mbi të.

Kjo është një dosje e destinuar për t’u pushuar ose më saktë për t’u mbyllur. Ashtu si afera Bankers, edhe afera e kompanisë Kurum, është një aferë që përfshin të gjitha qeveritë dhe njerëz shumë të rëndësishëm në politikën shqiptare. Nëse Bankers na ka rrëmbyer pasurinë kombëtare dhe qytetarët shqiptarë nuk kanë patur asnjë përfitim, u është vjedhur pasuria, çështja e Kurum është edhe më e rëndë, sepse qytetarët shqiptarë janë helmuar. E dini ku janë ato 102 kontejnerët me mbetje të dyshuara toksike dhe të rrezikshme? Janë në Porto Romano, Durrës, dhe imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me kushtet klimaterike që ndryshojnë dhe ka muaj të tërë, që vazhdojnë të qëndrojnë të vendosur aty dhe në vend të kishte një shpejtësi të rrufeshme nga shteti shqiptar dhe nga laboratorët brenda dhe jashtë vendit për të nxjerrë analizën e këtyre mostrave, se çfarë përmbajnë kontejnerët dhe të zgjidhej kjo çështje, të bëhej asgjësimi i tyre ose të dërgoheshin për eksport pasi është lëndë e parë që mund të përdoret në vende të tjera si në Tailandë, në fakt me Kurum, prokuroria do ta varrosë atë çështje njëherë e përgjithmonë, sepse përgjegjësia shkon shumë lart në qeverisjen e sotme dhe të mëparshme. 

SPAK nuk e ka marrë pasi duhet të shpallë moskompetencë Prokuroria e Durrësit, e cila nuk e ka bërë deri tani. Ka patur një përplasje brenda Prokurorsië për këtë çështje. Është pritur gati 6 muaj për të gjetur një ekspert. Ne kemi ekspertë brenda vendit, AKBN ka refuzuar ta bëjë edhe pse kemi kapacitete. 

U prit 6 muaj një laborator i huaj që të sillte ekspertët për të marrë mostrat. Do të presim ndoshta 6 muaj deri në 1 vit për tu kthyer përgjigja e analizave. 

Ne nuk dimë ku kanë kaluar tonelata mbetje të kompanisë Kurum, çfarë ka ndodhur me to, asnjë autoritet nuk të jep një përgjigje se çfarë ka ndodhur, mund të jenë groposur, mund të jenë asgjësuar brenda vendit duke shkaktuar toksina të rrezikshme për shëndetin. Ne nuk dimë çfarë ka ndodhur me kompaninë Sokolaj. 

Kompania Kurum e ka kryer aktivitetin haptazi, nuk kam parë një raport të detajuar nga agjencia e mjedisit, për të analizuar se çfarë ka ndodhur. Ka patur veprime dhe mosveprime. Ndonjëherë jo domosdoshmërisht një zyrtar mund të korruptohet, por edhe duke mos vepruar, mund të ketë shpërdoruar detyrën. 

Rasti i Kurum është një rast që po shkon drejt degradimit të çështjes. 

Vonesa po lejon personat e përfshirë të zhdukin provat. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy