Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca kreun e PD-së zyrtare Lulzim Basha, “për zaptim të foltores”.
Nikolla i tërhoqi vëmendjen Bashës për lirimin e foltores, por ky i fundit vazhdoi të mbante fjalën, çka solli përjashtimin e tij.
“Ju lutem lironi foltoren. Jo nuk ua jap fjalën. Kur shoh që s’po i përmbaheni procedurës, kam të gjithë të drejtën t’ju heq fjalën. Ju lutem z.Basha tani. Mos pengoni rendin e ditës. Ju lutem lironi foltoren, ua dhashë tre herë fjalën për procedurë. Jeni i përjashtuar nga seanca për zaptim foltoreje. Për një ditë, e ka drejtuesi i seancës”, u shpreh Nikolla drejtuar Bashës.
Më herët Basha foli për "një pazar" mes Ramës dhe Berishës për Kodin Zgjedhor. Basha u shpreh se sot në rend dite duhej të ishin votuar propozimet për Reformën Zgjedhore, për listat e hapura dhe votën e diasporës.



