Skandali seksual para 22 vitesh mes Bill Clinton dhe Monica Lewinsky është rikthyer në vëmëndje, pasi nga data 27 shtator do të nisë transmetimin filmi i cili është bazuar pikërisht mbi këtë histori që bëri bujë të madhe dy dekada më parë.
Tashmë kanë kaluar 22 vite nga skandali dhe së fundmi ka reaguar edhe vetë Clinton nëpërmjet një deklarate të bujshme për “Daily Mail” ku tregon se ka bërë çdo gjë në një moment kur ishte në ankth dhe i stresuar.
Bill zbulon se në kohën kur ai u takua me Lewinsky presioni i punës ishte shumë i madh dhe ai e pa atë si një person që do e shpëtonte.
Ai thotë se e gjitha ndodhi pasi të dy dëshironin edhe pse tani ai është i penduar.
Ish-Presidenti tha se në atë kohë, kjo ndikoi edhe në martesën e tij me Hillary, megjithatë ata ia dolën ta kalonin.
"Jeta e të gjithëve ka presione dhe zhgënjime, ankth dhe frikë. Gjërat që bëra për të menaxhuar ankthet e mia në atë kohë nuk ishin të drejta. Por sot unë jam një person ndryshe, krejtësisht ndryshe nga sa isha 20 vjet më parë ”, ka rrëfyer Clinton./Daily Mail/



