Sot nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane

Sot nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane

Sot nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane. “Duke filluar nga data 3 tetor, ora 18:00 deri në datën 6 nëntor 2018, ora 18:00, ju mund të aplikoni për Lotarinë e Vizës së Shumëllojshmërisë! Vazhdoni të na ndiqni në këtë faqe për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë për ju është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip!”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në faqen e ambasadës në Facebook.

Programi i Vizave të Diversitetit u vu në dyshim se do të vijonte të zbatohej, pasi  vitin e shkuar administrata Trump dhe disa anëtarë të Kongresit përmendën mundësinë e anulimit të tij.

Në Europë, vendin e parë për numrin e aplikuesve në raport me popullsinë e mban Shqipëria me 13%, e ndjekur nga Moldavia me 11% dhe Armenia me 9%.

Më shumë se 22.4 milionë njerëz kanë aplikuar vitin e shkuar për lotarinë amerikane. Programi amerikan i vizave u lejon çdo vit vetëm 50 mijë njerëzve të bëhen banorë të përhershëm dhe të ligjshëm të SHBA-ve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy