Moderatorja Valbona Mëhilli komentoi në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv ngjarjen e Librazhdit, duke dënuar aktin ku ajo ishte viktimë, por shtoi se disa gjëra mund të ishin shmangur.
Mëhilli tha se në Shqipëri ka shumë bullizëm në familje dhe shkollë, duke shtuar se ky fenomen është bërë i frikshëm në internet.
E dënoj shumë fort, aktin e të shikuarit të ngjarjes (në Librazhd), ishte shumë i shëmtuar. I jap kurajo vajzës për ta kaluar këtë situatë. Por nga ana tjetër besoj që edhe mund të ishte evituar nga ana e vajzës. Dënoj përcjelljen e ngjarjes në një mënyrë që s’duhej përcjellë. Nuk ishte një akt i hijshëm në shtëpinë e të fejuarit. Patjetër jam me idenë që secili nga ne duhet ta bëjë jetën ashtu si e mendon. Nëse vajza do të kishte qenë pak më e kujdesshme...Nuk gjykoj jetën e asaj vajze. Gjykoj familjarët e të fejuarit që e torturuan, e diskriminuan. Është situatë e vështirë. Nëse bie në gojën e shqiptarëve do bullizohesh. Bullizmin e kemi prekur që në vegjëli. Nuk ka njerëz që më bullizojnë. Por nuk e di nëse të ka ndodhur të dëgjosh: ‘Goca e filanit është për t’u marrë shembull’. Bullizimi të vjen që në familje, pastaj në shkollë. Bullizmi i internetit është bërë i frikshëm sot. Kam jetë aktive në Instagram. Nuk mundohem të postoj çdo cep që unë has. Nuk ilustroj shumë gjëra nga jeta ime e përditshme”.



