Portofol këtë radhë u fokusua tek “turizmi dhe taksat”. Përfaqësuesit e industrisë së turizmit, sollën për teleshikuesit e TemA TV shqetësimet dhe propozimet që kanë bërë për qeverinë dhe vendorët, lidhur me peshën e taksave.
Në negociata me kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, taksa e fjetjes është zbritur në 1 euro. Ndërsa janë në pritje që në Qershor qeveria t’ju ulë TVSH-në për sektorin e turizmit, çka do t’a bëjë Shqipërinë më konkuruese në Rajonin e Ballkanit.
Të ftuarit e Teuta Shamkut ishin Matilda Naço, Drejtoreshë e Shoqatës Shqiptare të Turizmit ( ATA) dhe Zak Topuzi, Kryetar i Shoqatës së Njësive Akomoduese.



