Zëdhënësi i Kishës Katolike, Dom Mark Pashkja, thotë se në themel të Pashkës, vetë fjala do të thotë kalimi në një situatë verbërie në një situatë lirie.
Në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se nuk janë të pakta situatat nga të cilat shoqëria shqiptare ka nevojë të largohet.
Dëshiroj që kjo Pashkë të jetë burim frymëzimi për të gjithë personat që të kalojnë në një dashuri më të madhe ndaj tjetrit dhe ndaj Zotit pa dallim.
Besoj fuqishëm që raporti i njeriut me Zotin, përcaktohet nga rrethanat. Brenda njeriut ekziston dëshira dhe tendenca për tu lidhur me Zotin.
Ekziston gjurma e Zotit dhe njeriu është i predispozuar për të besuar.
Besoj se rrjetet sociale, si çdo mjet tjetër kanë pjesën pozitive që ndihmon dhe krijojmë lidhjen e njeriut, por nga ana tjetër mbartin rrezikun e abuzimit me to.
Në kohën e sotme kur jetojmë, njeriu ka nevojë për gjetjen e kësaj të vërtete që kalon dimensionin praktik dhe material të përditshëm.
Ndërsa Papa Franccesku pagëzoi në këtë ditë të shenjtë 8 persona nga shtetet të ndryshme të botës, mes tyre dhe një shqiptar, Dom Pashkja tha se nuk është hera e parë që natën e Pashkëve një Papë pagëzon një shqiptar.
Ne shqiptarët kemi një raport të veçantë me Pagëzimin, kujtoj këtu formulën e pagëzimit.
Mesazhi më i mirë përtej faktit të një pagëzimi, kam përshtypjen se është drita, paqja dhe triumfi i dritës mbi errësirën. Askush më shumë se Pashkët nuk e përcjell këtë dimension.
Ndërsa gjatë meshës së shenjtë në Kishën e Shën Palit nuk kanë munguar mesazhet ndaj politikës, ai tha se nuk do të donte që mesazhin e Pashkës ta lidhte me dimensionin politik.
Politika nuk është një art që të krishterëve nuk iu intereson, por i intereson çdo personi që jeton në shoqëri, në këto momente dhe festa, afërsia politike duhet lënë mënjanë.
Kjo nuk do të thotë se duhet lënë dhe e mira e përbashkët. Imzot Arjan Dodaj, duke folur për krizën demografike, plagën e shpopullimit, nuk ka pasur qëllim në vetvete të përcjellë mesazhe politike.
Por ka dashur të prekë realitete të përditshme. Para fytyrës së çdo njeriu pa dallim shihet fytyra e Zotit. Dhe çdo histori njerëzore, meriton përkujdesje.
Ndërsa së fundmi është parë përdorimi i festave fetare nga politikanët, me shtrimin e iftareve, ai shtoi se nuk i duket aspak normale dhe “asnjë prej komuniteteve fetare nuk dëshiron dhe e lejon këtë gjë”.
Por në lirinë personale secili mund të shtrojë, por komunitetet fetare nuk e lejojnë veten të bëhen paterica të këtyre tendencave që mund të jenë ndaj krahëve politikë.



