Zyra për të drejtat e njeriut, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, del me deklaratë sa i takon numrit të civilëve të vrarë deri më tani, nga lufta në Ukrainë.
OKB bën me dije se janë 406 civilë të vrarë dhe 801 të tjerë të plagosur, qysh nga nisja e agresionit rus në Ukrainë.
OKB beson se shifrat reale janë dukshëm më të larta, veçanërisht në territorin e kontrolluar nga pala ruse.
Luftimet kanë vonuar marrjen e informacionit dhe shumë raporte duhet ende të vërtetohen.
Zyrtarët ukrainas kanë paraqitur shifra shumë më të larta.



