Falja e gjobave, Ballanca: Duhej bërë me ligj (VIDEO)

Falja e gjobave, Ballanca: Duhej bërë me ligj (VIDEO)

Dënimi me burg për thyrje të karantinës ishte një nga ndryshimet në Kodin Penal që shkaktoi më shumë debat gjatë diskutimeve në komisione. Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, thotë se institucioni që drejton bëri propozimet e tij për këtë pikë të draftit, të cilat më pas ia përcolli qeverisë.

Falja e gjobave për të gjithë personat që thyen karantinën nga ana e qeverisë, sipas Ballancës, bie ndesh me Kushtetutën, pasi sipas saj një vendim i tillë duhej bërë me një ligji specifik.

Në gjykimin tonë, kompetenca tjetër për falje të gjobave ka një debat shumë të madh kushtetues pasi kjo nuk është një nga ato veprimtari, të cilën edhe gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme duhet ta marrë ekzekutivi. Kjo është nga ato gjëra të cilat qartësisht kushtetuta, qoftë vendosja e taksave gjobave dhe lehtësimi prej tyre e cakton me ligj, kërkon që të ketë një ligj dhe fakti që në një moment të caktuar qeveria ka kompetenca normative, ka për të nxjerrë rregulla të detyrueshme duhet të jetë e kufizuar tek ai që eshtë qëllimi kryesor: luftimi i gjendjes së rrezikut. Qeveria do të duhet të kishte dalë të kishte kërkuar falje që kishte neglizhuar në publikimin e aktit me të cilin do vendoseshin këto gjoba.

Më shumë shpjegime sipas saj, qeveria duhet të japë për shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy