
Gazetari Sebastian Zonja tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në MCN Tv se anëtarët e PS-së kanë bërë festë për arrestimin e kryebashkiakut Veliaj.
Zonja tha se përçarja brenda PS-së është shumë e madhe.
Veliaj do ta shtyjë sa më shumë. Karrierën politike e ka mbyllur. Në bashki nuk kthehet dot më. Në PS kanë bërë festë, treçereku i PS-së për ikjen e Veliajt. Kam miq të mirë në PS, të gjithë më thonë, në Vorë, në Kavajë, tek njësia 1, tek njësia 2, 6, 8, kanë bërë festë për ikjen e Veliajt. Si ata që shkuan te burgu dhe kënduan, vetë anëtarët e PS-së kanë bërë festë për arrestimin e Veliajt. Përçarja aty brenda është tmerrësisht e madhe. Nuk e duronin.



