Lezbikët, homoseksualët, biseksualët dhe transgjinorët në Shqipëri përballen me sfida ligjore që nuk i përjetojnë qytetarët jo-LGBT, pjesërisht për shkak të mungesës së njohjes ligjore për çiftet e të njëjtit seks dhe qëndrimeve negative ndaj personave LGBT në shoqëri.
Ky debat është analizuar nga Ridvan Peshkëpia, profesor i Shkencave Politike, i ftuar në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos.
Peshkëpia e sheh çështjen në disa dimensione. Ai shprehet se nuk është kundër zgjedhjeve të individëve, por është kundër ideologjizimit dhe propagandimit të këtyre zgjedhjeve në shoqëri.
Nëse një i rritur vendos të ndryshojë gjininë e vet, unë dhe ti nuk kemi asnjë fuqi që ta ndryshojmë këtë gjë.
Por, nëse transgjinizmi ose homoseksualizmi, ngrihen në nivelin e vlerave dhe propagandohet në shkollë si arritje, nëse propagandohet në shkollë si ‘cool’, si trendi më i fundit, kjo më shqetëson mua, por edhe atë.
Sepse me politikat e diversitetit të disa karakteristikave të pandryshueshme dhe mbi të cilat ne nuk kemi kontroll”.
Sipas tij, urrejtja është një ndjenjë që nuk mund të kontrollohet, por ai thekson se sistemi dhe shteti nuk funksionojnë kundër individëve LGBT.
Urrejtja është tjetër gjë, ti nuk mund të kontrollosh ndjenjat e njerëzve ndaj njerëzve të tjerë. Çështja është se sistemi nuk funksionon kundër tyre, sistemi amerikan nuk funksion kundër tyre, sistemi ynë politik nuk funksion kundër tyre, as masat e opinionit publik janë kundër tyre, kjo është jashtë sferës shtetërore.
Shteti mund të vendos ligje, ato janë, jeta e tyre është e mbrojtur si e çdo njeriu tjetër, unë nuk shikoj që këtu në Shqipëri ose në SHBA, regjimi që po instalon tani Donal Tump, nuk është kundër tyre, por është kundër ideoeologjizimit të tyre, kundër futjes së ndarjeve të tilla në çdo segment të jetës”.
Për profesor Peshkëpinë, orientimi seksual nuk është diçka e lindur, por një preferencë.
Ne po flisnim për transgjinore, por orientimi seksual është diçka tjetër. Unë nuk mendoj se ka orientim seksual, unë mendoj se ka preferenca seksuale. Ky është debati a është orientim seksual apo është preferencë seksuale a është ‘nature’ apo ‘nurtured’, pra, diçka e lindur apo diçka e ushqyer.
Orientimi seksual nuk është i lindur është preferencë, ata bëhen rrugës. Çdo element i ynë biologjik është i shkruar në kodit gjenetik, çdo element, i jonë është i shkruar në ato gjene, atëherë ma jep ti mua ‘gjenin e homoseksualizmit’.
Përgjithësisht homoseksualët meshkuj, priren të vijnë nga familje me një prind, ku ai prind zakonisht është nëna ose nga një familje ku kanë jetuar më 3-4 femra, që janë nëna, gjyshja, halla, tezja, etj.
Në përgjithësi mungesa e një babai në jetën e një fëmije rrit probabilitetin që ai të vazhdoj këtë rrugë. Jam para kamerave dhe marrë përgjegjësi profesionale kur i them këto gjëra. Këto janë studime të bëra shumë të njohura, nuk po them gjëra të reja.



