
“Transaksionet janë të ligjshme nuk shoh asgjë të dyshimtë e vetmja gjë shoh janë shuma të mëdha parash që qarkullojnë pa logjikë ekonomike”.
Kështu u shpreh në studion e "Të Paekspozuarit" në MCN TV Gjergj Erebara teksa komentoi lidhur me shitjen e spitalit privat nga Elvis Naçi.
Ndër të tjera ai sqaroi se nuk sheh pastrim parash në gjithë këtë transaksion, por sqaron se Fonadacioni Firdeus do të paguajë një shumë të madhe parash të tatimit mbi kapitalin.
Transaksionet janë të ligjshme nuk shoh asgjë të dyshimtë e vetmja gjë që shoh janë shuma të mëdha parash që qarkullojnë pa logjikë ekonomike. Ajo që pash unë është një kompani që ka humbur të gjithë kapitalin e saj aksioner dhe kjo kompni vetëm që shitet, dhe unë nuk shoh llogjikë ekonomike në këtë pikë. Shuma e blerjes së dytë rritet këtu nuk shoh prapë logjikë ekonomike.
Por si pastrim parash nuk e shoh. Shoh që Fondacioni Firdeus do paguajë një shumë të madhe parash të tatimit mbi kapitalin. Fondacioni kur bën biznes do paguajë njësoj si biznes sepse kjo nuk quhet bamirësi. Liria e besimit është e rëndësishme. I vetmi që mund të kontrollohet këto të ardhura është vetëm në kuadër të sigurisë domethënë terrorizmi. kur një njeri shkon i jep para një udhëheqësi fetar nuk ka pastrim parash këtu.



