Abigail Ratchford është një yll në Instagram.
Ndjekësit e saj po e presin me padurim kalendarin e ri të 2017-s, një pjesë e fotove të të cilit e marrin frymëzimin nga përrallat e “Disney”-t.
Në profilin e saj në rrjetin social, ajo ka publikuar vetëm pak detaje nga kalendari.
Fotoja ku ajo personifikon Borëbardhën do të ndiqet edhe nga 11 të tjera, që pritet të zbulohen me afrimin e Vitit të Ri.



