Meta: Për zgjidhjen e krizës do lija postin, por jam i vendosur të mbrojë Kushtetutën deri në fund të mandatit

Meta: Për zgjidhjen e krizës do lija postin, por jam i vendosur të mbrojë Kushtetutën deri në fund të mandatit

Presidenti i vendit Ilir Meta iu kthye këtë të premte konferencave të përjavshme për mediat ku shprehu shqetësimin e tij lidhur me vakancat në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese dhe kërkoi plotësimin dhe bërjen e tyre funksionale sa më shpejt, në respekt të kushtetutës së vendit.

I pyetur nga gazetarët nëse do ta linte postin e presidentit për atë të kryeministrit nëse partia e tij, LSI apo koalicioni opozitar rezulton fitues në zgjedhjet e 25 prillit, kreu i shtetit tha se është e njohur gatishmëria e tij për të lënë çdo post në interes të vendit, po shtoi se ky nuk është rasti. Z. Meta siguroi se do të qëndrojë në presidencë deri në ditën e fundit të mandatit të tij, më 24 korrik të vitit 2022.

Dua t’ju siguroj se në të gjitha rastet që ky institucion deri në 24 korrik 2022 do të jetë kështjellë në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe kushtetutës së vendit. Këtë premtim që e kam dhënë do ta mbaj. Dhe s’ka si të ndodhë ndryshe kur janë shtuar kushtet për integrimin e Shqipërisë, gjë që tregon se vendi po bën hapa pas”, tha presidenti.

Raportuesi i KiE-së- Presidenti është ndalur edhe tek thirrja e ditës së djeshme të raportuesit të Asamblesë së KiE për qeverinë që të tërhiqej nga paketa anti-shpifje dhe të nisë një linjë e re me standardet europiane.

Meta e cilësoi një kambanë alarmi dhe se këtë shqetësim e kishte ngritur prej kohësh, por nuk është dëgjuar, ndërsa kërkoi adresimin e rekomandimeve të komisionit të Venecias.

"Thirrja e djeshme e raportuesit të KiE është një kambanë alarmi që duhet të dëgjohet mirë nga mazhoranca sidomos në këtë periudhë paraelektorale, mazhoranca ka detyrimin për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme", tha Meta.

Marrëveshja e 5 Qershorit- Meta e cilësoi si tentativë për grusht shteti shkeljen e njëanshme të marrëveshjes së 5 qershorit.

Të mos devijohet asnjë milimetër nga Marrëveshja e 5 Qershorit. Në rast se do të kemi shkelje të njëanshme të marrëveshjes, ashtu siç është bërë me ndryshimet e njëanshme kushtetuese, është e qartë që kemi tentativë për grusht shteti dhe kuptohet që grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit”, tha Meta.

Kur u pyet nëse do e linte postin e Presidentit për një post në qeveri, Meta theksoi: “Unë kam qenë gjithmonë i gatshëm që të lë poste vetëm që të gjenden zgjidhje afatgjata për vendin. Por, ju siguroj se në të gjitha rastet, premtimin që kam bërë, që ky institucion deri në 24 korrik 2022 do të jetë kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës, do ta mbaj me të gjitha mënyrat. Ky institucion ka mbrojtur Kushtetutën në mënyrën më të vendosur”.

Meta për mazhorancën- Teksa komentoi lëvizjet e mazhorancës në Kuvend e cila ka paralajmëruar një projektligj për kufizimin e kompetencave të presidentit, Meta tha se ai do të respektojë Kushtetutën dhe se askush nuk mund ta ndaloj për këtë gjë.

Ndër të tjera Presidenti Meta tha se nuk intimidohet nga mazhoraca pasi siç tha ai mbështetet nga populli i 2 marsit i cili sipas tij është shtuar dhe kërkon shpërndarjen e parlamentit para 25 prillit.

Se çfarë bën maxhoranca kjo është një zgjedhje e saj, presidenti di vetëm të respektojë kushtetutën dhe i përshtatet dhe do ti përshtatet çdo situatë në mbrojtje të saj. Thelbi dhe themeli i  kushtetutës është pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme, asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk duhet ti shkojë mendja se presidenti i këtij vendi mund të frikësohet, intimidohet të përmbushë misionin e tij historik që të jetë presidenti i 25 prillit, nëse kuvendit nuk i mjaftojnë rekordet negative që ka në këto 30 vjet si parlamenti më me probleme padyshim do të ngelet si parlamenti i 1 prillit nëse nuk reflekton në ditët që vijnë, dhe ai është respektimi pikë për pikë i paktit të 5 qershorit, nga e cila e mbështes opozitën që ka mbështetur hapjen 100% të listave. Të jeni të sigurt që edhe sikur të mos e kishit presidentin, të kishin mbaruar gjithë burrat në vend, meqë jeni shumica zonja, jam i sigurt që gratë do ua kalonin grave të Bjellorusisë, se kur ngrihen edhe ato që se kanë provuar kurrë demokracinë, gratë e shqipërisë do tu bëjnë atë që tu duket shumë madhe edhe vrima e vrimës së miut, mos u shqetësoni presidenti është këtu, në krye të detyrës, nuk fle gjumë”.

“Nuk ka ligj anti kushtetues nga një parlament si ky që e pengon presidenti që të përmbush misionin e tij. Mazhoranca e ka provuar me Presidentin. 3 me 0. Pavarësisht nga miliardat e shpenzuar. Ky është presidenti i popullit të 2 marsit as i LSI dhe as i opozitës. Populli i 2 marsit është ende aty, madje është shtuar dhe akoma kërkon shpërndarje por unë them që më mirë t’ja lëmë 25 prillit. Kush do e shkarkojë presidentin? Të shohim kush e shkarkon më përpara njëri-tjetrin.”, tha Meta

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy