COVID-19, shkon në 11 numri i viktimave në Itali

COVID-19, shkon në 11 numri i viktimave në Itali

Një grua 76-vjeçare me koronavirus është viktima e fundit në Itali, që e ka çuar në 11 numrin e të vdekurve në 3 ditët e fundit. Ajo u shtrua në spitalin e Trevisos për komplikime të frymëmarrjes, por ndërroi jetë pak orë më pas.

Deri tani janë 9 viktima në rajonin e Lombardisë dhe 2 të tjerë në Veneto.

Në orët e fundit, tre pacientë të moshës mbi tetëdhjetë vjeçare në Lombardi kanë vdekur: një 84 vjeçare nga Nembro, në provincën e Bergamos; një burrë 91 vjeç nga San Fiorano dhe një grua 83 vjeçare nga Codogno, të dy në provincën e Lodit.

Epidemia është zhvendosur edhe në jug të vendit, ku sot u diagnostikuan dy rastet e para.

Ndërkohë, dy raste të tjera janë konfirmuar në Kroaci dhe një tjetër në Zvicër, të dy vende fqinje.

Po ashtu, në Kosovë po shqyrtohen tre raste të personave që kanë udhëtuar nga Italia drejt Prishtinës.

Megjithë shpërthimin e menjëhershëm të epidemisë, autoritetet italiane po përpiqen të qetësojnë popullatën. “Duhet ta kuptojmë dimensionin e epidemisë për atë që është në të vërtetë. Për çdo 100  të prekur, 80 shërohen, 15 kanë probleme serioze por të menaxhueshme në mjedise spitalore, 5 shkojnë në gjendje të rëndë dhe tre prej tyre vdesin”, tha Walter Ricciardi, drejtues i OBSH-së në Itali.

Edhe kryeministri Giuseppe Conte ka folur me tone qetësuese, megjithatë nuk ka mundur ta fshehë shqetësimin. “Italia është një vend i sigurt, ku mund të udhëtosh dhe të bësh turizëm. Ka vetëm disa zona të kufizuara. Ndoshta është vend më i sigurt se shumë të tjerë”, tha ai.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy