Festat e fundvitit kane rritur ndjeshëm numrin e shtetasve shqiptarë që rikthehen në vendlindjen e tyre për të kaluar ditët festive.

Sipas informacioneve nga policia kufitare mësohet se gjatë 24-orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar te Kapshticës janë regjistruar 6303 hyrje dhe 2444 dalje.
Për të përballuar këtë fluks në rritje të qytetarëve që hyjnë në vendin tonë pala shqiptare ka rritur numrin e sporteleve duke i alternuar më pas në varësi të situatës.
Ndërkohe ajo që bëhet e ditur nga autoritetet doganore është se fluksi më i lartë pritet të regjistrohet në Vigjilje të Krishtlindjes e më pas në ditët e fundit të vitit.



