Mbi 64 mijë ukrainas mbërrijnë në Gjermani, refugjatë edhe në Francë

Mbi 64 mijë ukrainas mbërrijnë në Gjermani, refugjatë edhe në Francë

Më shumë se 64,000 refugjatë kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina që nga fillimi i agresionit rus më 24 shkurt, sipas ministrisë së brendshme të Gjermanisë. Të martën, ministria tha se kishte regjistruar 64,604 refugjatë nga Ukraina, më shumë se 14,310 refugjatë nga një ditë më parë.

Ndërkaq, ministrja franceze e Shëndetësisë Marlène Schiappa tha se rreth 5,000 ukrainas kanë mbërritur deri më tani në Francë, me të tjerë që mbërrijnë çdo ditë.

“Ne kemi afër 5000 njerëz nga Ukraina që kanë mbërritur në Francë. Është një vlerësim aktual; çdo ditë kemi ardhje të reja”, tha ministrja.

Schiappa tha se çdo ukrainas që ka nevojë për strehim do ta gjejë në Francë, por ajo shtoi se ukrainasve nuk u jepet kolektivisht statusi i refugjatit, pasi shumë shpresojnë të kthehen në vendin e tyre.

Ajo shton se atyre u ofrohet një “status i përkohshëm, i menjëhershëm” me të njëjtat garanci mbrojtjeje si statusi i refugjatit, ku parashikohet akses në shkollim dhe mbështetje financiare dhe mjekësore.

Më shumë se dy milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë, sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy