U njohën në dasmë, si lindi dashuria mes trajnerit personal dhe ekspertes së kafes

U njohën në dasmë, si lindi dashuria mes trajnerit personal dhe ekspertes së kafes

Historia e dashurisë së Erik Birko dhe Anisa Peti duket si një film romantik që nis rastësisht në një dasmë dhe përfundon me një familje të bukur dhe një vajzë që sot është qendra e botës së tyre.

 

Ata e kanë rrëfyer historinë e tyre në emisionin ‘Zgjohu me MCN’, duke treguar se gjithçka nisi mes emocioneve, distancës dhe shumë sfidave.

 

Të dy familjet njiheshin prej vitesh dhe pikërisht në një dasmë të një të afërmi të përbashkët ata u takuan për herë të parë.
Anisa tregon se përshtypja e parë për Erikun nuk ishte shumë mbresëlënëse: “M’u duk si një djalë i vogël që rrinte pas mamit. Nuk pati shumë interes nga ana ime.

 

Ndërsa për Erikun, emocionet ishin të forta që në fillim.

 

Pas njohjes së parë, ata nuk patën komunikim për një kohë të gjatë. Në atë kohë, Eriku ishte në një lidhje tjetër, ndërsa më pas një koment në rrjete sociale i ribashkoi.

 

Takimi i tyre në Itali ishte vendimtar: “Ishte sikur të ishim të lidhur prej vitesh”, rrëfen Eriku.

 

Megjithatë, lidhja e tyre u vu në provë nga distanca. Për dy vite jetuan larg njëri-tjetrit, deri sa Anisa vendosi të transferohej në Trieste, Itali, një ëndërr që e kishte pasur prej kohësh për të jetuar jashtë Shqipërisë.

 

Anisa qëndroi shtatë vite në Itali, ku zbuloi pasionin e saj për kafen dhe u përfshi profesionalisht në këtë fushë. Një periudhë rritjeje personale, por jo pa vështirësi.

 

Ajo rrëfen se nuk e përjetoi gjithmonë mirë jetesën atje, duke theksuar se ndonjëherë ndihej e trajtuar ndryshe. “Kishte një frymë racizmi. Jetesа andej nuk ishte fushë me lule.”

 

Edhe për Erikun, viti i parë ishte i vështirë për shkak të gjuhës, por më pas gjërat u bënë më të lehta me punën dhe krijimin e rrethit shoqëror.

 

Pas shumë vitesh në Itali, çifti vendosi të rikthehej në Shqipëri. Një vendim jo i lehtë, por i menduar mirë.

 

Me dokumentacion të rregullt që u mundëson lëvizjen e lirë në Europë, ata zgjodhën të provojnë jetesën në vendin e tyre, sidomos tani që janë të rinj dhe prindër.

 

Sot, pas 11 vitesh së bashku, ata dëshmojnë se dashuria e tyre nuk ishte një “rrufe në qiell të hapur”, por një ndjenjë që u ndërtua gradualisht, me respekt, traditë dhe vendime të menduara.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy