Maqedonia regjistron një viktimë dhe 141 raste të reja nga Covid-19

Maqedonia regjistron një viktimë dhe 141 raste të reja nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut raportoi sot për një pacientë të vdekur dhe 141 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dolën pas testimit të 1885 mostrave. Në 24 orët e fundit si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, në kushte spitalore ka ndërruar jetë një 51-vjeçare nga Shkupi.

Ndërkohë në Shkup janë regjistruar 39 raste të reja, Kumanovë-10, Shtip-23, Prilep-1, Tetovë-8, Strugë-6, Manastir-3, Ohër-2, Gostivar-13, Kriva Pallankë-2, Koçani-3, Probishtip-1, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-3, Berovë-1, Vinicë-3, Kratovë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë-18.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 161 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 529. Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 12,083 persona.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 3,306.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy