Mërtiri: Na mungon përvoja e demokracisë, po të na lësh kthejmë pas Enver Hoxhën

Mërtiri: Na mungon përvoja e demokracisë, po të na lësh kthejmë pas Enver Hoxhën

Ergys Mërtiri nga emisioni 'Bilardo' në MCN ka komentuar lidhur me drejtësinë, ku u shpreh se shpallja non grata e Berishës ishte një projekt i amerikanëve për të goditur estableshmentin politik ekzistues.

Ai tha se ne po të na lësh kthejmë kohën e Enver Hoxhën, ajo është përvoja jonë e vetme, pasi na mungon përvoja për demokracinë dhe sipas tij fatkeqësisht këtë jemi duke e trashëguar dhe te brezat e rinj.

Më vjen mirë se e kam thënë kam qenë nga të parët që momentin që Berisha u shpall non grata këtu ka diçka, kjo nuk po ndodh kot dhe e kam projektuar si një projekt të amerikanëve për të goditur estableshmentin politik ekzistues nuk e kam parë për goditjen e një personi të vetëm.

Unë kam menduar se do goditen ata që pengojnë opozitën për të reformuar që pastaj të ketë një opsion sepse nuk ka logjikë që të huajt të rrëzojnë Ramën për të kthyer në pushtet atë që e kanë rrëzuar më parë. Ne po të na lësh kthejmë Enver Hoxhën, ajo është përvoja jonë e vetme. Kemi dhe Zogun por ajo ishte kohë e shkurtër.

Pra më shumë besoj është mungesë përvoje për demokracinë, mund të kthemi pas në kohë. Besoj se ne nuk drejtohemi dot pa bari dhe kjo është e shpjegueshme sepse popujt që nuk janë mësuar të luftojnë për lirinë, kemi qenë të shtypur, tani kjo është shumë po të jetuarit në diktaturë krijon një mentalitet skllavërie, duhet kohë që një brez të largohet dhe të vijë një tjetër brez, por problemi është se po e trashëgojmë këtë te brezat e rinj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy