Kara: Mbikëqyrja dhe zbatimi s’kanë funksionuar te Durana dhe AKSHI. Kam referime për mbivendosje pronash (VIDEO)

Kara: Mbikëqyrja dhe zbatimi s’kanë funksionuar te Durana dhe AKSHI. Kam referime për mbivendosje pronash (VIDEO)

Avokati Romeo Kara tha në Mcn Live se “Durana Tech Park” ka prishur konkurrencën, dhe ka qenë në kundërshtim me barazinë para ligjit. Sipas tij kjo aferë kompromenton edhe figurën e kryeministrit, nëse do të bazohemi te standardet e BE. 

 

“Nëse shohim problematikat që janë me Kadastrën, kur të hapen, mund të shohim që AKSHI mund ta tejkalojë Duranën. Ahmetaj përmendi 26 subjekte, mund të jenë 40. Nëse janë të vërteta që subjektet kanë paguar para për të qenë pjesë e portofolit. Ka mjaft lehtësira. I bie që paskemi krijuar një portofol me subjekte preferencialë që janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe barazinë para ligjin. Është prishur edhe konkurrenca, nëse del kështu. Gjithçka ka qenë shumë e bukur në letër, por në zbatim pastaj! Ne çalojmë në zbatim. 

 

Fakti që ka kaluar nga 2017 në varësi të kryeministrit, flet që përveç përgjegjësisë administrative dhe ligjore, duke qenë që do respektojmë standardet e BE për zinxhirin e përgjegjësive, krijon edhe përgjegjësinë politike. Kjo aferë kompromenton figurën e kryeministrit, sipas standardeve të BE. 

 

Banda e Durrësit që përcaktonte pronat ka sjellë një kompromentim. Unë jam avokat dhe kam pafund referime sidomos në Jug, që më thotë kam mbivendosje, nga persona me pushtet ekonomik dhe financiar. Nëse është i vërtetë ky fakt shkelet neni 1 i Konventës së të drejtave të njeriut dhe siguria për pronën. Çfarë nuk ka funksionuar te Durana është e njëjtë me AKSHI-n, mbikëqyrja dhe zbatimi. Durana është de facto zonë offshore, e pa shpallur. Te AKSHI mund të jenë manipuluar edhe të dhëna, që është akoma më e rëndë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy