Deputeti demokrat Tomorr Alizoti, praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha pranë njeri tjetrit në funeralin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, e sheh si diçka serioze.
Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se Rama është njeri shumë i vogël, por se në praninë e Berishës pranë tij gjatë ceremonisë së funeralit, vlerëson rolin protokollin e Kishës Ortodokse.
Ai tha se Berisha ka kaluar një periudhë të vështirë, pasi Rama tentoi që ta asgjësonte komplet.
Rama nuk e asgjësoi dot se Berisha është përbindësh politikë.
Berisha e mori fitoren me energjinë e tij të pashtershme politike.
Kanë ndryshuar raportet politike, Sali Berisha bashkë me Partinë Demokratike është rikthyer fuqishëm në skenë.
Politika është garë, Berisha është sot njeriu më i ndjekur në politikën shqiptare.



