Kushtetuesja jep vendimin për pronën, hipoteka nuk e zbaton

Kushtetuesja jep vendimin për pronën, hipoteka nuk e zbaton

Përgjigja e ministrit Manjani: Drejtohuni në ZRPP!

Çështja e pronave vijon të mbetet një ndër problemet më të rëndësishme me të cilat përballet sot Shqipëria.

Për të fituar një titull pronësie qytetarëve iu duhet të rropaten dyerve të Gjykatave dhe institucioneve të cilat shpesh ua mohojnë këtë të drejtë edhe kur faktet janë të patjetërsueshme.

Por ndodh që qytetarët ia dalin në Gjykata por vendimi i këtyre të fundit edhe pse i formës së prerë nuk ekzekutohet nga disa institucione.

I tillë është rasti i trashëgimtarëve të shtetasit Kume Dapi për të cilët Gjykata Kushtetuese në 21 janar të vitit 2016 i ka dhënë të drejtën e pronësisë për një truall me sipërfaqe 91 247 m².

Gjykata Kushtetuese me vendim nr. 1 datë 21.01.2016 vendosi:

-Pranimin e kërkesës.

-Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si pasojë e mosekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë nr. 8736, datë 24.07.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

-Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare

Edhe pse Kushtetuesja ka më shumë se 9 muaj që është shprehur vendimi nuk ka gjetur zbatim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Aktualisht prona eshte e regjistruar ne emer te Bashkise Tirane, e cila do të realizoj në të një projekt, më konkretisht terminalin multimodal të autobusëve.

Institucioni i Bashkisë duke e njohur cështjen nuk duhej të inicionte një investim shumë vjeçar që në fakt tjetërson pronën në fjalë edhe pse ajo mund të arsyetoj se ligjërisht është pronare.

Në fakt në ZRPP Bashkia figuron pronare e truallit prej 91 247 m² për faktin se ky instiucion nuk denjon të ekzekutojë vendimin e datës 21 janar 2016 të Kushtetueses.

Sakaq me datën 7 nentor Bashkia ka mbyllur tenderin për projektin e terminalit, bëhër fjalë për një kontratë 15-vjeçare por ende nuk ka asnjë informacion nëse ka patur pjesëmmarës në tender.

Por çfarë do të ndodh nëse Bashkia zbaton projektin mbi këtë truall që sipas Gjykatës Kushtetuese u përket trashëgimtarëve të z.Dapi.

A do të shpronësohen pronarët legjitim?

Rezulton se ata nuk janë shpronësuar në formë të rregullt ligjore nga ana e qeverise bazuar mbi ligj siç ndodh shume shpesh për rrugë e punime të tjera civile me rendesi te vecantë.

Nëse pronarët do t`i drejtohen Gjyaktës së Strasburgut dhe do të fitojnë një tjetër gjyq kjo do të ketë një kosto të lartë financiare për shtetin shqiptar, i cili si ngahera do të detyrohet ta mbulojë me lekët e taksapaguesve shqiptarë.

Ndërkaq përmes vendimit nr. 1 datë 21.01.2016 i Gjykates Kushtetuese përveç detyrimit te ZVRPP Tiranë për të ekzekutuar këtë vendim gjyqësor të formës së prerë, i ka vendosur detyrim edhe Ministrisë së Drejtesisë për të nderhyrë, duke marrë masat përkatese, me qëllim realizimin dhe mbrojtjen e  te drejtes themelore te prones se Kume Dapi.

Për rastin në fjalë Tema Tv ka komunikuar edhe me Ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani përgjigja e të cilit ka qënë:

“Mendoni se une duhet të sqaroj çdo çështje të ZRPP-së?! Kontaktoni me ZRPP-në!”

Me herët i jemi drejtuar edhe ZRPP-së, të cilën e kemi vënë në dijeni për rastin por nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Jemi në një moment ku theksi vendoset te transparenca që në rastin në fjalë është zero.

Ndodhemi në situatën kur kapemi me forcë pas Reformës në Drejtësi të cilën e shikojmë si të vetmin mjet për të zgjidhur padrejtësitë me të cilat jemi përballuur kaq shumë.

Por Reforma në Drejtësi ndoshta zgjidh problemet e gjyqësorit, në rastin në fjalë gjyqësori e ka përfunduar me sukes fazën e vet dhe stafeta i kalon ekzekutivit, i cili për arsye që nuk dihen ka nguruar të zbatoje  vendimin e Kushteueses duke i mohuar një të drejtë legjitime pronarëve.

Por çfare reforme i nevojitet në këtë rast Shqipërisë per t`ju garantuar qytetarëve të vet zgjidhjen e të tilla problemeve që janë rrejedhoje e mos funksionimit të ekzekutivit.

Kush e paguan demin e mundshëm qe Strasburgu ka për të dhënë për këtë rast?

Kujtojmë këtu që në maj 2016 qeveria tentoj të lobonte për mos pranimin e çështjeve të tjera ne Strasburg por deshtoi.  Tentoi te kaloje nje ligj te ri pronash, pothuajse dështoi për aq kohë sa Kushtetuesja i hoqi formulën e kompensimit .

Këto probleme tashmë janë çimentuar në shoqërinë shqiptare dhe shkaku mesa duket eshte një dhe i vetem: korrupsioni qeveritar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy