Ministri për pushtetin vendor, Arbian Mazniku, paralajmëron rritjen e pagave për punonjësit e bashkive në korrik të këtij viti.
Në njëjtën intervistë për MCN, ai ngriti shqetësimin se bashkitë e vogla punësojnë më shumë staf sesa nevoja dhe s'kanë mundësi për investime. Ndërkohë, Mazniku denoncoi kryebashkiakët e djathtë për punësime partiake.



