Përparimi në dialog me Kosovën, kushti i BE për anëtarësimin e Serbisë

Përparimi në dialog me Kosovën, kushti i BE për anëtarësimin e Serbisë

"Serbia po përparon në rrugën Europiane". Këto deklarata janë bërë nga Komisioni Europian kur është pyetur nga agjencia serbe të lajmeve Tanjug, duke theksuar se BE dëshiron që ky trend të vazhdojë edhe sivjet. 

“BE është përkushtuar të mbahet momentumi i tillë si dhe të hapen edhe disa kapitujve të rinj me Serbinë në vitin 2018. I takon Serbisë ta përcaktojë shpejtësinë e negociatave, në radhë të parë duke bërë përparim në fushën e sundimit të ligjit. Përparimi në dialog dhe puna me qëllimin e normalizimit të përgjithshëm të marrëdhënieve me Kosovën, do të jetë kryesor për përparimin e Serbisë në procesin e anëtarësimit të saj në BE”, është thënë nga Komisioni.

Njëkohësisht, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç ka theksuar se viti 2018 është rast unik për vendet e Ballkanit Perëndimor për të bërë hapa të pakthyeshëm në rrugën drejt integrimit europian.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy