Gjoni: Java nis me reshje në të gjithë territorin, më problematike zonat në Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Vlorë (VIDEO)

Gjoni: Java nis me reshje në të gjithë territorin, më problematike zonat në Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Vlorë (VIDEO)

Anira Gjoni nga IGJEUM tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se kjo javë ka nisur me vranësira për t’u pasuar me reshje në të gjithë territorin.

Gjoni bëri me dije se reshjet do të jenë më problematike në Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Vlorë pasi pritet një intensitet mesatar i tyre.

Java nis me vranësira për t’u pasur me reshje në të gjithë territorit. Problematike reshjet do të jenë në Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Vlorë, me intensitet mesatar në intensive. Në qarqet e tjera, reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të dobët. Në verilindje, në mëngjesin e të mërkurës reshjet do të jenë dhe në formën e dëborës. Do të kemi rënie të temperaturave gjatë natës.  Gjatë ditës së mërkurë në zonat malore presim që temperaturat të shkojnë në 1 gradë.

Sa i përket vlerave maksimale për ditën e hënë dhe të martë, temperaturat maksimale arrijnë në 13 gradë në bregdet, në zonat e ulëta 11 gradë ndërsa në ato malore deri në 8 gradë.

Gjoni bëri me dije se në fundjavë pritet të kemi rritje të temperaturave.

Marsi do të mbyllet me temperatura të ngrohta. Problematika të tilla, me reshje të herëpashershme janë tipike për marsin. Nuk është diçka e rrallë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy