Ola Xama tregon dy standardet e SPAK në hetimin ndaj Metës

Ola Xama tregon dy standardet e SPAK në hetimin ndaj Metës

Gazetarja Ola Xama, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, akuzat ndaj ish-presidentit Ilir Meta, përmendi rastin e ish-deputetit të LSI-së në Shkodër, Agron Çela që i është bashkuar PS-së dhe kryebashkiakut të Himarës Vangjel Tavo të cilët janë lënë jashtë hetimit.

E vetmja lidhje për marrjen e parave të dyshuara bëhet përmes dy kompanive, njëra prej te cilave është kompania fundore “Xhenis”, kompania e deputetit Agron Çela që ka qenë me LSI-në dhe që ka marëveshje dhe i është bashkuar PS-së.

Çela ka thënë se kompania që i ka bërë transfertën nuk e njeh. Prokuroria e ka marrë të besueshme këtë edhe pse aty është fakti që kompania DIA, përmes kompanisë BSK i ka dëguar një transfertë 168 mijë euro kompanisë Xhenis të zotit Çela që i ka marrë këto para. Nëse ia ka dhënë Metës këtë duhet ta hulumtojë Prokuroria e Posaçme.

Ka edhe një moment tjetër me kontratat e lobimit. Në kallëzimin që ka qenë për lobimin, palë ka qenë edhe Vangjel Tavo, që ka thënë se nuk e njeh shtetasin grek dhe as kompaninë “Dorelita”, ndërkohë që është një foto e zotit Tavo me përfaqësuesin e kompanisë greke që ka bërë pagesën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy