A do t’u rikthehet opozita protestave? Aleatët e Bashës: Presim vendimin final

A do t’u rikthehet opozita protestave? Aleatët e Bashës: Presim vendimin final

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, aleatët e Partisë Demokratike lënë të hapur mundësinë e rikthimit të protestave. Pas takimit që patën sot në selinë blu, ata thanë se vendimi për rikthimin e protestave do të merret në vijim.

“Besoj se kjo është një nga vendimet që do të merret në vijim. Zgjedhjet e kësaj radhe vërtetuan qëndrimin tonë prej kohësh”, tha në emër të PDIU-së, Mesila Doda.

Ndërsa kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se raporti paraprak  i OSBE/ODIHR tregoi atë që opozita kishte paralajmëruar.

“Raporti i OSBE tregon se nuk është plotësuar asnjë kusht. Shqiptarët e dinë se çfarë ka ndodhur . Mendoj se çdo gjë që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, duhet të vijohet”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy