
Kryetari i Lëvizjes Bashkë i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka folur për lajmin që qarkulloi në mediat ndërkombëtare, se dhëndri i ish Presidentit Trump, do të investojë në Shqipëri dhe Serbi, konkretisht në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec, gjë që është pranuar nga kryeministri Rama, i cili deklaroi se ka një propozim të tillë.
Ai tha se edhe nëse vendoset për të tilla investime duhet më parë të vendosen kushtet e garës, ndërsa sipas tij në këtë rast është vendosur fituesi. Sipas tij mungon transparenca dhe kjo tregon se aty diçka po luhet.
Duhet të ketë diskutim nëse duhet të ketë në Shqipëri zona të mbrojtura apo jo. Qeveria para pak e ndryshoi këtë ligj dhe si Sazani dhe Svërneci janë zona të mbrojtura. Nëse do kishim ligj për zonat e mbrojtura ato nuk preken, por dikush mund të na thotë se na duhet dhe zhvillimi dhe do i cenojmë disi këto zona, por duhen përcaktuar kriteret dhe kushtet e garës ndërsa këtu është përcaktuar më parë fituesi dhe jo kushtet.
Si mund të përcaktohet fituesi pa përcaktuar kriteret, dhe këtë e demaskoi neë york time se ne nuk dinim asgjë. Ai ka gjetur një shtet pa asnjë garanci institucionale për të hedhur këto para.
Pastaj përmendet dhe një nënkontraktor që flitet për Shefqet Kastratin. Pronarët e vërtetë janë biznesmenët shqiptarë. Pra ai personi që do e investojë tamam ka hedhur para. Ky është një aferë në rastin më të mirë të lobimit dhe në rastin më të keq të korrupsionit. Pse nuk bëhet garë. Këtu mungon transparenca dhe kjo tregon se aty diçka po luhet, kjo gjë është gatuar jashtë vëmendjes publike. Nëse do përfitonte populli shqiptar Rama do e kishte bërë publike. Si mund të investohen në zona të mbrojtura.



