Zhduken materialet nga faqja e QSHA/ Tabaku: Maturantët lihen në baltë në momentin e tyre më të rëndësishëm

Zhduken materialet nga faqja e QSHA/ Tabaku: Maturantët lihen në baltë në momentin e tyre më të rëndësishëm

Teksa na ndajnë disa ditë nga fillimi i procesit të provimeve të maturës nga faqja e internetit e Qendrës së Shërbimeve Arsimore janë zhdukur të gjitha materialet ndihmuese për maturën e këtij viti.

Lidhur me këtë në një lidhe skype me studion e lajmeve në MCN Gevio Tabaku nga Portali Studentor u shpreh se maturantët janë lënë në baltë në momentin e tyre më të rëndësishëm.

Ai tha se prej më shumë se një jave që nga momenti i përditësimit të faqes së re të internetit këto materiale janë zhdukur. Sipas tij ky ëhstë një dëm i madh që po i bëhet maturantëve.

Drupal Ad

 

 

 

 

Ajo që ka ndodhur është se javën e kaluar faqja e internetit është përditësuar por kanë harruar të përfshijnë materialet e këtij viti për 2024. Kanë hequr materialet për maturantët e këtij viti. Këtë javë ata kanë dhe privimin e tyre të parë në 3 qershor. Është bërë gati një javë në këtë situatë dhe maturantët duket sikur janë lënë në baltë në momentin e tyre më të rëndësishëm.

Materialet që mungojnë kanë të bëjnë me modelet e provimeve që ministria e publikon për të ndihmuar maturantët me strukturën që provimi të ketë dhe e lejojnë atë të njihet me atë që do përballen në provime. Ato janë zhdukur dhe ky për ne është një shqetësim.

Janë zhdukur prej më shumë se një jave, por përveç kësaj janë zhdukur dhe materialet e maturës së mjekësisë. Pra nëse unë jam një maturantë që po përgatitem unë nuk i gjej dot të gjitha këto materiale në faqe, nuk gjej modelet e provimeve dhe kjo situatë po vazhdon prej më shumë se një jave që kur u përditësua faqja e internetit. Dëmi është i madh për maturantët, shpresoj që materialet të rikthehen në mënyrë që maturantët të kenë mundësi tu rikthehen që të kenë kohë për tu përgatitur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy