
Eksperti i turizmit, Ferjolt Ozuni tha në studion e lajmeve të MCN Tv se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk ka taksë për njësitë akomodimit dhe kjo gjë ka bërë që bashkive tonë t’i kenë ikur nga duart miliona lekë.
Grupet e interesit janë lënë totalisht jashtë loje. Janë marrë disa persona, por pa u debatuar ashtu siç duhet me grupet e interesit dhe kjo sjell paqartësinë që mbizotëron sot tek të gjithë. Çfarë do ndodhë? Do të shkojë në Parlament, do të votohet dhe do mbetet pa aktet nënligjore ku ligji thjesht ekziston, por nuk vihen në zbatim? Ajo çka shohim me më përfitim, ana tjetër e medaljes është se ne do kthehemi në një vend që realisht i drejton sytë nga turizmi dhe përfitimet që sjell turizmi. Kemi marrë çfarë kanë lënë të tjerët. Nuk kemi bërë përthithje të mirëfilltë të turistëve dhe nuk kemi shfrytëzuar në kapacitetet e nevojshme të gjitha burimet financiare që vijnë nga këta turistë.
Jemi i vetmi vend në rajon që s’kemi taksë për njësitë e akomodimit për turistët. Turistët vijnë, merr përfitimet e veta njësia akomoduese, paguhet TVSH, nëse është subjekt dhe bashkitë të cilat mbajnë barrën më të madhe të shfrytëzimit të territorit nga këta turistë nuk marrin asnjë përfitim nga këta turistë. Maqedonia tarifon 1-5 euro për turist për natë qëndrimi në njësi akomoduese. Ne nuk marrin fare. Bashkive tona u kanë ikur nga duart një e ardhur direkte të paktën 100 milionë.
Flitet për vlerësimin e njësive akomoduese. Standardizimi, të vlerësohet me yje secila njësi sipas standardeve ndërkombëtare. Kemi hotele, apo ndërtesa që quhen hotele me 3 kate dhe me 10 dhoma që i ka vendosur 5 yje se ashtu i ka pëlqyer. Nuk është bërë asnjëherë ky vlerësim. Këto ndryshime vënë në zbatim këto standarde ndërkombëtare që dhe bota do të na shohë ndryshe.
Një problematikë tjetër që duhet zgjidhur dhe është përfshirë në projektligjin për turizmin është standardizimi i AirBnB-eve.
Sipas Ozunit nëse plani për projektligjin shkon ashtu siç duhet, turizmi në Shqipëri do të jetë më i mirë se ai që kemi tani.
Një aspekt është konfirmimi i fjalëve që kanë thënë qeveritarët që do të standardizohet dhe akomodimi në shtëpi, në apartamentet që jepet në formatin qira ditore. Shteti këto nuk i njeh, nuk kanë NIPT, formë. Janë para që qarkullojnë në ekonominë tonë, në një ekonomi gri ku shteti mund t’i dijë që kanë hyrë, por nuk di pse kanë hyrë. Është kjo problematikë që duhet zgjidhur.
Duhet ta shohim projektligjin, se deri tani kam parë 6 versione. I nxjerrin për të bërë dhe pak bujë. Është punë, që nëse shkon ashtu siç duhet të shkojë do të krijojë një imazh më të mirë të Shqipërisë turistike dhe s’do kemi më ata turistë që ankohen dhe thonin që kemi prenotuar në një shtëpi dhe nuk na dhanë faturë, apo kemi qenë në një hotel me 4 yje, por s’kishte as 2.
Të gjitha këto gjëra të kombinuara dhe të lidhura do të krijojnë turizmin më të mirë se ky.
Ky projektligj bëhet për të shkruar në një afat 10 vjeçar drejt turizmit elitar. S’do kemi 10-12 milionë turistë po 7 milionë që do sjellin të ardhura sa për 20 milionë. Këto po nuk u standardizuan në kohën e duhur dhe jo para sezonit do kthehet në boomerang.
Duhet të ishte bërë. Vendet e zhvilluara këto gjëra i bëjnë në nëntor-dhjetor, para se të afrohet sezoni, ka filluar ardhja e grupeve turistike.
Ozuni beson se projektligji për turizmin nuk do të shkojë për votim shumë shpejt dhe se ka mundësi që të shtyhet pasi disa veprime nuk mund të bëhen në mes të sezonit.
Nuk do shkojë për votim shumë shpejt, do të pritet se dhe udhëheqësit e kanë kuptuar si funksionin turizmi dhe ndoshta do e shtyjnë për ta miratuar.
Do të ketë debate dhe do kërkohet që standardizimi të nisë në shtator, tetor.



