Tarifat e Trump, Tomorri: Një leksion nga precedenti i Britanisë 200 vite më parë  

Tarifat e Trump, Tomorri: Një leksion nga precedenti i Britanisë 200 vite më parë  

<p>Gazetari Klodian Tomorri ishte i ftuari i Mustafa Nanos në emisionin “Arnautistan”. Tomorri u pyet për tarifat e vendosura së fundmi nga presidenti amerikan, Donald Trump. Ai solli një shembull të ngjashëm nga Britania e 200 viteve më parë. &nbsp;</p> <blockquote> <p><em>Ajo që po ndodh tani me tarifat është replikim i një situate që bota e kaluar para 2 shekujsh në Britani. Atëherë Britania ishte superfuqi e botës. Britanikët shpikën një problem. Çmimi i drithërave ishte më i ulët seç duhej të ishte. Ata që kontrollonin politikën britanike ishin të gjithë pronarë të mëdhenj të trokave dhe ishin dëmtuar nga konkurrenca dhe tregtia e lirë. Ishte fundi i luftërave napoleonike dhe bota kishte filluar të tregtonte. Misri vinte me çmime më të lira nga jashtë. Këta ngritën problemin që duke qenë se ne punojmë pjesën më të madhe të popullsisë, gruri që vjen nga jashtë na dëmton prodhimin dhe na lë njerëzit pa punë. Ngaqë kontrollonin parlamentin, vunë tarifa. Në atë kohë në parlament ka qenë një djalë i ri që më vonë do të bëhej një nga emrat më të njohur të ekonomisë, David Rikardo. Ai tha se kjo që po bëni është një çmenduri që do të na rrënojë ekonominë por do të na shkaktojë edhe probleme të tjera. Në fakt, ashtu ndodhi. Ata i vendosën tarifat. Pasuan trazira sociale. Çmimi i drithërave u rrit aq shumë sa u bë e pamundur të ushqeheshe, pati kriza urie. Këta i hoqën pas gati 30 vjetësh. Pasi ndodhi e gjithë kjo, kur u bënë llogaritjet rezultoi se ajo që kishte humbur ekonomia ishte e barabartë me shumën që duhej për të mbajtur punëtorët me rroga gjithë jetën e tyre pa punuar asnjë ditë. &nbsp;</em></p> </blockquote>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy