
Një tërmet me magnitudë 7.3 ballë tronditi ishujt Kermadec, një arkipelag i Zelandës së Re në Oqeanin Paqësor, të hënën, ndërkohë që nuk raportohen dëme apo viktima.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, i cili monitoron aktivitetin sizmik në mbarë botën, tha se tërmeti goditi në orën 12:41 me orën lokale dhe ishte vendosur në një thellësi prej 33 kilometrash.
Vendet më të afërta me epiqendrën e tërmetit janë Gjiri i Hicks, rreth 910 kilometra nga tërmeti dhe qyteti i Whangarei, 964 kilometra larg. Pas tërmetit të fortë, Shërbimi i Paralajmërimit të Cunamit në Paqësor lëshoi një paralajmërim për cunami dhe paralajmëroi mundësinë e valëve të rrezikshme të cunamit, 300 kilometra nga epiqendra e tërmetit përgjatë bregut të ishujve Kermadec.
Ishujt Kermadec, të cilat shtrihen midis Zelandës së Re dhe Tongës, janë të pabanuara, me përjashtim të personelit në bazën e përhershme në ishullin Raoul, i cili ka një stacion moti dhe radio.
Zelanda e Re ndodhet në vijën e thyerjes midis pllakave tektonike të Paqësorit dhe përjeton rreth 14.000 tërmete çdo vit, ku rreth 150 prej tyre janë mjaft të fuqishëm për t’u ndjerë.



