Erisa Aliaj administratore afterschool në MCN Informacion ka treguar se ideja e lindjes së një qendre të tilla ka lindur si një dëshirë për të punuar me fëmijët ku në thelb ka ndërtimin e individit për të ardhmen.
Ajo shprehet se në qendrën e saj higjena është një nga elementët kryesorë ndërsa bëri me dije se pjesa më e madhe e afterschool në Tiranë nuk janë të licencuara dhe se mungojnë kontrollet nga institucionet arsimore.
Sipas saj ky shërbim nuk është lehët i aksesueshëm nga familjet shqiptare.
Jam psikologe me profesion dhe ideja për të ka nisur nga përditshmëria në ambiente e punës. Mendova se një formë e mirë për të vënë një gurë të vogël në këtë ndërtesë të madhe ishte të punoje me fëmijët dhe ndërtova afterschool që ka në thelb ndërtimin e individit për të ardhmen.
Në momentin që fëmijët mbarojnë shkollën një person nga stafi shkon dhe e merr në shkollë, vijnë pushojnë pak në qendër, pastaj kujdesimi për higjienën dhe ulemi për të konsumuar drekën. Kemi pjesën e të fjeturit, kjo nuk është e detyrueshme, por është e rëndësishme sepse duhet që fëmijët të shlodhin trurin, ata se kanë aftësinë të studiojnë nga ora 8 në mëngjes deri në 5 pasdite.
Duke qenë se për një kohë të gjatë qëndrojnë ulur dhe kërrusur dhe kjo është arsyeja pse kam vendosur kohën e pushimet është për të pushuar.
Pastaj punojnë 2-3 orë maksimumi, por me pushime dhe gjithashtu ka aktivitete. Në qendrën time janë fëmijët nga klasa e parë deri te 5, por ajo që mund të them është se një pjesë e madhe e familjeve nuk e ka një shërbim lehtësisht të aksesueshëm. Unë nuk do e rekomandoja një orar aq të gjatë të fëmijëve në shkolla, shkollat tona nuk kanë hapësira për të tilla aktivitete.
Problemi nuk është fakti që e marr dhe e çoj në afterschool problemi është te forma se si menaxhohen dhe kontrollohen sepse kjo është e rëndësishme. Pjesa më e madhe e qendrave në Tiranë janë të palicensuara për këtë shërbim dhe nuk ka kontrolle nga institucionet për to. Prindërit ndonjëherë shohin aspektin ekonomik dhe nuk shohin se në çfarë kushtesh qëndron fëmija.



