Rikthimi i basteve, Meksi: Parashikohet të jepen 10 licenca, të mjaftueshme për tregun shqiptar

Rikthimi i basteve, Meksi: Parashikohet të jepen 10 licenca, të mjaftueshme për tregun shqiptar

Sipërmarrësi dhe eksperti IT, Endri Meksi në emisionin “Të Paekspozait” në MCN ka komentuar lidhur me ligjin për rikthimin e basteve online për të cilën u shpreh se drafti parashikon 10 licenca të cilat do të jepen përmes një gare.

Ai tha se për tregun shqiptar 10 licenca janë të mjaftueshme, ndërsa theksoi se me vlerën që është përcaktuar për to nuk beson se do të ketë kërkesa.

Sipas tij, aktorët e tregut kanë paraqitur kundërshtime për dy tre pika të cilat janë disi shtrënguese dhe kushtëzuese.

Parashikohet në draft 10 licenca në një procedurë gare, jo 100% e qartë nëse do jetë një garë e vetme që do hapet një herë, apo nëse në garën e parë nuk bëhen 10 licenca do rihapet. Pra është një model i ngjashëm me atë të alokimit të licencave, kështu duket në leximin e parë, pavarësisht se do ketë akte nënligjore.

10 licenca mendoj se janë mjaftueshëm për tregun shqiptar me atë vlerën që është vënë në 410 mln lekë të vjetra në vit, dhe me koston e garancisë bankare të vënë në 1.2 mld lekë të vjetra në vit për pagesat e lojtarëve dhe më vonë në kuotën e 5% të xhiros të një licence pas vitit të parë, kam përshtypjen se nuk do të ketë shumë kërkesa për licenca.

Procedura e garës, aktorët e tregut kanë paraqitur kundërshtime për 2 - 3 pika kyçe. E para është ajo e aksionerit me përvojë në vendet e Bashkimit Evropian, dhe pika e dytë nevoja për prezencës së aksionerit me një xhiro në një vlerë të caktuar monetare. Këto dy kushte janë më shtrënguese, më kushtezuese për garën e pjesëmarrësve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy