Dosja e Portit të Limionit/ Rusta: Janë marrë prova të rëndësishme nga zyrat e Dulakut (VIDEO)

Dosja e Portit të Limionit/ Rusta: Janë marrë prova të rëndësishme nga zyrat e Dulakut (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta ka dhënë detaje të reja në lidhje me kontrollet që SPAK po zhvillon në banesat  dhe zyrat e Bardhyl Kollçakut, Artan Dulakut dhe Gerard Kastratit në kuadër të hetimit të dosjes së Portit të Limionit. 

 

Në një lidhje me studion e MCN Live, Rusta tha se janë sekuestruar materiale të rëndësishme dhe se 3 personat e tjerë ende të paidentifikuar të cilëve i janë ushtruar kontrolle janë punonjës të kompanive të Dulakut. 

 

Sipas hetimeve të deritanishme të ndjekura nga prokurorja Manjola Kajana, rezulton se në kundërshtim me ligjin, kjo pronë është nxjerrë nga plani strategjik i ushtrisë shqiptare, është kaluar në kontratë qiraje për 20 vite kompanisë Marina Bay për Portin e Limionit në Sarandë, disponuar në atë kohë që është bërë kontrata nga biznesmeni Artan Dulaku.

Prova dhe indicie deri në këto moment SPAK ka arritur të konkludojë për Dulakun, Kollçakun, Genrad Kastratin dhe 3 persona të tjerë që janë pjesë e kësaj kompania. 

Disa kohë më parë në SPAk është pyetur dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. 

Ky procedim ka marrë kohë, është pyetur Xhaçka, Kollçaku. Kollçaku është i dyshuar si person që ka shkelur ligjin. Çështja ka kaluar në procedura të gjata teknike.

Ka qenë dhe një reagim i Ramës që ka deklaruar se drejtësia nuk mund të pengojë investimet strategjike siç ishte cilësuar investimi në Portin e Sarandës, investimi i Marina Bay Saranda. 

Në banesat dhe zyrat e Dulakut, kontrolli është për dhe për të tjerët për të gjetur prova që SAPK dyshon se janë ende të mbajtura në këto ambiente. Janë marrë disa prova të rëndësishme.

Kontrata është sekuestruar në administratën e Ushtrisë dhe Ministrisë së Financave. 

Askush nuk është i përjashtuar nga mundësia për të qenë i hetuar, nga Presidenti e më tej. Xhacka vijon të jetë person në listën e dyshuar. Ajo është pyetur. Në veprimet e një ditë më parë, Xhaçka nuk rezulton.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy