Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare, kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi sërish kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij për bashkëpunim direkt me krimin. Basha tha se pavarësisht se figura të larta të maxhorancës janë të inkriminuar, kryeministri Rama përpiqet t’i mbulojë faktet me forcën e kartonave.
“Kjo sallë i ngjan një kupole krimi. Në krye të saj është babai i drogës. Në sallë kemi një deputet ish-ministër që e ktheu policinë në prapavijë të krimit. Vendin e tij në karrigen e ministrit e ka zënë vëllai i një tjetër krimineli. Në këtë sallë ka edhe deputetë që kanë ardhur direkt nga fushat e drogës në fushën e vendosjes së ligjit”, tha Basha.



