Putin tregon aftësitë e tij si lojtar hokeji (VIDEO)

Putin tregon aftësitë e tij si lojtar hokeji (VIDEO)

Presidenti rus nuk lë rast pa treguar aftësitë e tij fizike në disiplina të ndryshme sportive. Shfaqja e fundit ka qenë ajo në një fushë hokeji. Putin u fut në fushë përballë lojtarëve rusë në një ndeshje të Night Hokey League në Sheshin e Kuq.

Putinit iu bashkuan në fushën e akullit edhe ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoygu, dhe legjendat e NHL, Viacheslav Fetisov, Sergey Fedorov, Pavel Bur.

Skuadra e Kuqe, me të cilën luante Putin, fitoi 9-3.

Putin është shfaqur shpesh në aktivitete sportive. Në ditën e 63-vjetorit të tij, në vitin 2015, ai shënoi 7 gola në një lojë.

Night Hockey League (NHL), një emërtim i ngjashmë me North America’s National Hockey League, është themeluar në vitin 2011 me iniciativën e Putinit. Synimi i këtij projekti ishte ta bënte hokejin më popullor në Rusi dhe të angazhonte në të moshat e mëdha. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy