Zbulohet takimi Rama-Tahiri, çfarë u tha në bisedën e tensionuar për 120 minuta

Zbulohet takimi Rama-Tahiri, çfarë u tha në bisedën e tensionuar për 120 minuta

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim dje kokë më kokë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Rama dhe Tahiri kanë qëndruar për rreth 120 minuta bashkë dhe biseda mes tyre ka qenë me tone të larta dhe e tensionuar, kryesisht nga kryeministri. Mësohet gjithashtu se Rama ka kërkuar një përgjigje për ‘qëndrimin’ e Tahirit pas publikimit të dosjes “Habilaj”, ku përmendej edhe emri i tij.

Tahiri është kreu i Partisë Socialiste në Tiranë dhe koordinator kombëtar për bashkëqeverisjen në PS. E me sa duket Rama ka kërkuar dorëheqjen nga këto detyra të Tahirit.

Por në takimin e djeshëm nuk ka pasur asnjë hap pas nga ish-ministri. Pritet që në orët në vijim të ketë edhe një vendim të tijin në lidhje me marrëdhënien me PS-në dhe mandatin e deputetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy