Kryetari i PD-së, Basha, ka mbledhur sot krerët e degëve të partisë. Basha tha se PD do të angazhohet në një fushatë të fuqishme për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai kërkoi një aksion të shumëfishtë në terren për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Basha e vuri theksin te votimi dhe numërimi elektronik, si një kusht thelbësor për garantimin e votës.
Vendimi i djeshëm i opozitës ka të bëjë me inetersin jetik të çdo shqiptari. A ka qytetar që nuk dëshiron sigurinë e votës, që t’i jepet fund maskaradës së numërimit të diktuar të votave nga pushteti i bërë njësh me krimin. Me votimin dhe numërimin elektronik, shqiptarët do të kenë zgjedhje të lira e të ndershme. Në 2015, raporti i OSBE/ODIHR e tha qartë se e drejta për të votuar lirisht ishte kërcënuar. Kush e kërcënoi: krimi i veshur me pushtet, pushteti i veshur me krim.
Mercenarët e maxhorancës na japin kohën si justifikim. Nuk paska kohë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme? Duhet ta bëjmë kohën. Koha për shitblerjen e votës ka mbaruar, koha për zgjedhje të ndershme nuk mbaron kurrë.



