Serbia po mbledh prova kundër Haradinajt, sot shqyrtohet ekstradimi

Serbia po mbledh prova kundër Haradinajt, sot shqyrtohet ekstradimi

Prokuroria e Serbisë është e vendosur të mbledhë sa më shumë prova kundër Ramush Haradinajt, i cili është ndaluar të mërkurën nga policia në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletëarrestimi ndërkombëtar të lëshuar në vitin 2004 nga Serbia, e cila e kërkon Haradinajn për gjoja krime lufte.

Megjithatë, mediat serbe shkruajnë se autoritetet serbe nuk janë shumë optimiste për ekstradimin e Haradinajt nga Franca, e aq më pak për një ekstradim të shpejtë të ish-kryeministrit të Kosovës, sepse për një gjë të tillë duhet pajtimi i të akuzuarit, transmeton Gazeta Express.

Pas ndalimit në aeroport, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është dërguar në prokurorinë e qytetit të Mulhouse në Francë.

Të enjten, prokuroria franceze do të shqyrtojë kërkesën e autoriteteve serbe për ekstradimin e Haradinajt në Serbi, sipas mediave franceze.

Ndërkohë, zyrtarët e lartë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë për mediat e vendit se presin që Haradinaj të lirohet të enjten, rreth orës 13:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy