“Duke qenë se bëj kaq vjet këtë punë, unë dhe jam e lodhur nga televizioni. Ne jemi pjesë e televizionit, ne na ka lodhur. Audienca gjen gjëra për tu parë në televizion, por nuk i shohin më në televizion, por i gjejnë më kollaj në internet se e kanë më kollaj. Nuk mendoj se njerëzit kanë shkuar te rrjetet sociale se nuk i pëlqejnë më televizionet.” Moderatorja Aulona Musta në emisionin “Bilardo” në MCN Tv, thotë se edhe emisionet që bëhen, bëhen duke pasur ndërmend rrjetet sociale. Madje ajo shkon më tej dhe shprehet se është e vërtetë që televizioni është bërë shumë fast food dhe përpiqet që ti përshtatesh dhe atë që audienca kërkon, por ka dhe produkte cilësore. “Mua më intereson që kur audienca të shoh emisionin, të thotë që më shijon kjo intervistë. Seksi, dhuna dhe skandalet kanë shitur dhe vazhdojnë dhe shesin dhe në Amerikë, nuk është se është vetëm tek ne. Diferenca është te pjesa e ekuilibrit dhe mënyra se si trajtohet. Është fenomen botëror.”



