Avokati Romeo Karaj dhe gazetari Mariglen Kume diskutuan në studio për zgjedhjet për kryebashkiakun e ri të Tiranës. Karaj tha se PD është në krizë dhe kushdo që afrohet pranë saj humbet vlerat e veta. E njëjta sipas tij vlen edhe për kandidatin Florian Binaj.
Ndërkohë, gazetari Mariglen Kume tha se Binaj është më pak i varur se cilido kandidat që mund të ishte afruar te PD-ja.
Romeo Karaj
Ky zotëria që është kryeministër, herën e parë mezi i ka marrë votat. Punoi atë 3-vjecarin e parë, lyu e zhgërryu dhe fitoi.
PD ka krizë besimi. Kushdo që shkon në PD i hiqen ato vlera që ka si individ. Unë si person shoh që gara është e hapur. Unë nuk shoh që të dy forcat politike të jenë të favorizuara. Këtyre u duket se janë pronarë. Ai thotë kam 800 mijë vota. Të dyja kanë rënia në krahasim me para 4-5 vjetësh. Vërtet kanë ikur njerëzit, po më shumë kanë ikur nga mendtë. Këta duan t’i quajnë, këtu janë njerëzit. Ai që është i larguar nga Shqipëria, e ka të drejtën e votës.
Niveli mesatar i popullit është më i lartë se ai i Parlamentit. Tavolinat ku rri unë janë me nivel shumë më të lartë se qeveria. Gara është e paracaktuar. Nuk ka garë me meritë. Do Berisha, çon Florianin. Do Rama, të bën çfarë të duash.
Mariglen Kume
Unë e ndaj në dy elementë: përgjegjësia te partitë politike, që opozita i bojkotoi zgjedhjet. Dhe te Florian Binaj, mendoj se është më pak i varur te Berisha dhe PD-ja se kushdo tjetër.



