Franca sekuestron jahtin në pronësi të oligarkut rus

Franca sekuestron jahtin në pronësi të oligarkut rus

Autoritetet franceze konfiskuan një jaht në pronësi të Igor Sechin, shefit ekzekutiv të kompanisë shtetërore ruse të naftës Rosneft, të mërkurën mbrëma, sipas një deklarate nga Ministria Franceze e Financave.

Faleminderit doganierëve francezë që po zbatojnë sanksionet e Bashkimit Evropian kundër atyre që janë afër qeverisë ruse”, tha në një postim në Twitter ministri francez i financave Bruno Le Maire.

Jahti, i quajtur "Amore Vero", që do të thotë "Dashuri e vërtetë" në italisht, mbërriti në portin mesdhetar të La Ciotat më 3 janar. Ai ishte planifikuar të largohej nga porti më 1 prill.

Në fillim të kësaj jave, Le Maire njoftoi se Franca ka ngritur një grup pune për të vlerësuar asetet financiare dhe mallrat luksoze në pronësi të personaliteteve ruse të shënjestruara nga sanksionet e BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy