Transformohet shtëpia e Hitlerit, kthehet në qendër për të drejtat e njeriut

Transformohet shtëpia e Hitlerit, kthehet në qendër për të drejtat e njeriut

Shtëpia në të cilën lindi Adolf Hitleri në Austri do të përdoret si një qendër për të drejtat e njeriut. Ndërtesa pranë kufirit gjerman u ble nga qeveria në vitin 2016 pas një sërë mosmarrëveshjesh dhe kërkesash për sekuestrimin e saj.

Një komitet ekspertesh austriake ishte i vendosur për prishjen e kësaj ndërtese, një pjesë tjetër kërkonte që shtëpia të kthehej në një qendër bamirësie siç edhe ndodhi për disa vite. 

Megjithatë shumë kritikë shembjen e saj e kanë cilësuar si një mohim i së kaluarës së Austrisë. Sipas autoriteteve punimet për kthimin e shtëpisë një qendër trajtimi të të drejtave të njeriut pritet të nisin në këtë vjeshte dhe të përfundojnë në vitin 2025. 

La casa natale di Adolf Hitler imbarazza di nuovo l'Austria

Hitleri lindi në vitin 1889 në katin e dytë të ndërtesës, ndërsa gjatë sundimit nazist shtëpia ishte një vend i shenjtë për Hitlerin i cili jetonte në të disa muaj në vit. Por pasi nazistët filluan të humbisnin pushtetin në vitin 1944, shtëpia i mbeti një bordi mbikëqyrësish.

Më pas ndërtesa u ble nga një grua e cila e ktheu në një atraksion turistik të ekstremit të djathtë çka nisi të shqetësonte qeverinë austriake të cilët vendosen ta merrnin nën kontroll duke i’a blerë atë të zonjës me një vlerë prej 800 mijë eurosh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy