Zgjohu me MCN/ Mjekët Marsida Duli dhe Qamil Dika sjellin historinë e njohjes dhe rrugëtimit e përbashkët në profesion

Zgjohu me MCN/ Mjekët Marsida Duli dhe Qamil Dika sjellin historinë e njohjes dhe rrugëtimit e përbashkët në profesion

Të dy në një karrierë profesionale, dr. Marsida Duli, nefrologe dhe pedagoge e Anatomisë dhe prof. Qamil Dika, pedagog i Organizimit Shëndetësor kanë zgjedhur që krahas punës të ndajnë bashkë edhe jetën.

Ata rrëfejnë  për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, se si u njohën dhe faktin se si rruga e tyre ishte pak e gjatë deri në bashkim.

Për ta jeta në profesion të përbashkët është më e kuptueshme.

Dr.Qamil Dika:

Ne kemi qene të njohur fillimisht nga larg, të dy në detyra të larta drejtuese, por nuk kemi pasur afrimitet.

Marsida ishte e angazhuar në disa institucione dhe ishte në fakt shefja ime e parë në departament. Ndërkohë që edhe unë që si student kisha filluar në nivele të larta të angazhimeve publike dhe kisha mundësi të zgjidhja, porse me të kisha një kimi të jashtëzakonshme.

Historia jonë lindi si shok, kaloj në dashuri dhe u konsolidua në raportin tonë shoqëror dhe profesional.

Dr. Marsida Duli:

 Kuptohet që fillimisht isha më e pabesueshme. Ne jemi takuar rastësisht në aktivitete të përbashkëta në Fakultetin e Mjeksisë, dhe kishim disa momente të afrimit.

Më ka tërhequr se Qamili ishte shumë i vendosur, këmbëngulës dhe më bindi.

Duke qenë se i takoj familjes me dy prindër mjek, padyshim se jam rritur në këtë profesion. Mendoj se edhe jeta me Qamilin na ka bashkuar më shumë për profesionin, mendoj se kur e njeh tjetrin në profesion dhe ndan gjërat e përbashkëta, atëherë gjëja me e pjekur është kjo që kemi bërë. Të jesh në një profesion, është e mirë sepse e mbështesim njëri-tjetrin në çdo moment.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy